Politike

Celula terroriste në Shqipëri, Cakaj: I ballafaqojmë këto rreziqe, i kemi kapacitetet

23 Tetor 2019, 19:04 Nga DOSJA
Celula terroriste në Shqipëri, Cakaj: I ballafaqojmë këto

TIRANË– Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj, ka deklaruar këtë të mërkurë se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës iraniane që parashikonte sulme terroriste në Tiranës është i vërtetë dhe nuk po përdoret për të zhvendosur vëmendjen.

Sipas ministrit Cakaj, ky operacion i policisë tregon se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me kërcënime të këtij lloji. 

“Gjithçka ka qenë për komunikim me publikun është komunikuar nga Policia e Shtetit. Kjo është çka mund të them deri tani. Pritet që Ministria e Brendshme të vazhdojë komunikimin me publikun për të informuar publikun në shkallën që duhet të jetë i informuar publiku për këtë çështje.

Lajmi është real dhe nuk lidhet me asnjë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga negociatat. Bëhet fjalë për një sukses të institucioneve të sigurisë, të cilat kanë parandaluar një sulm terrorist. Kjo tregon se Shqipëria posedon të gjitha kapacitetet për tu ballafaquar me kërcënime apo rreziqe të kësaj natyre”, tha Cakaj.

Ditën e sotme, policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliu deklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar. 4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj sulmi terrorist në 2018 gent cakaj sulmi terrorist në 2018

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2019, 15:05

Partia Socialiste do të drejtohet në të gjitha nivelet e saj nga një burrë dhe një grua.Nisma, e cila u diskutua dy ditë më parë në Kryesinë e PS-së, u lin&cced...