Politike

Zbardhen EMRAT/ Këta janë anëtarët e Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në komisionin e reformës zgjedhore

23 Tetor 2019, 16:59 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Këta janë anëtarët e Partisë

TIRANË– Janë zbardhur emrat e anëtarëve të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në komisionin e posaçëm për hartimin e reformës zgjedhore.

Dosja.al mëson se Partia Demokratike do të marrin pjesë: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.

Por gjithashtu nuk do të mungojnë edhe partitë e tjera të opozitës, të cilat do të kenë përfaqësuesit e tyre.

Mësohet se LSI-ja do të ketë tre përfaqësues. PR dhe PDIU do të kenë nga 2 përfaqësues, kurse PAA, PDK, LZHK, PBDNJ me nga 1 përfaqësues.

Komisioni i posaçëm pritet të zhvillojë mbledhje paraditen e së enjtes rreth orës 09:00. Në focus do të jetë hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore, që është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i posacem partia demokratike reforma zgjedhore komisioni i posacem partia demokratike reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2019, 15:05

Partia Socialiste do të drejtohet në të gjitha nivelet e saj nga një burrë dhe një grua.Nisma, e cila u diskutua dy ditë më parë në Kryesinë e PS-së, u lin&cced...