Politike

Familjes Veliaj ‘s’i ndahet shpirti’ nga luksi, Ajola Xoxa shfaqet me këpucë 937 dollarë në event bamirësie (FOTO)

23 Tetor 2019, 19:49 Nga DOSJA
Familjes Veliaj ‘s’i ndahet shpirti’ nga luksi, Ajola Xoxa

TIRANË- Çifti i bashkëshortëve, Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa shpesh herë janë në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm për faktin e përqendrimit të pushtetit në duart e tyre, por edhe për jetën luksoze që ata bëjnë.

Ajola Xoxa spikat me veshje e bizhuteri të shtrenjta dhe për rivalitetin mes grave të PS, ndërsa shfaqet gjithnjë e parapërgatitur para kamerave.

Bashkëshortja e Veliajt është fotografuar në një event bamirësie të sopranos me famë botërore, Ermonela Jaho. Ajo që bie në sy, është veshja e saj plot sharm, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi mbi gju dhe një palë këpucë të firmës Manolo Blahnik, të linjës Hangisi, çmimi i të cilave shkon në 937 dollarë, një shifër mjaft e majme kjo, për gruan e një kryebashkiaku, të një kryeqyteti me 100 halle e probleme.

Ndërsa, nuk mbetet pas bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili u fotografua pak javë më parë në aeroportin e Romës duke mbajtur një çantë të stilistit të njohur japonez, Yohji, me një vlerë prej 869$.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ajola xoxa event bamiresie kepuce hangisi ajola xoxa event bamiresie kepuce hangisi

Sondazh

Poll

Politike 23 Tetor 2019, 15:05

Partia Socialiste do të drejtohet në të gjitha nivelet e saj nga një burrë dhe një grua.Nisma, e cila u diskutua dy ditë më parë në Kryesinë e PS-së, u lin&cced...