Aktualitet

U emërua drejtor burgu në Vlorë, dënohet me 6 muaj Egon Velaj, i konvertohet në shërbim prove

23 Tetor 2019, 19:55 Nga DOSJA
U emërua drejtor burgu në Vlorë, dënohet me 6 muaj Egon

VLORË– Egon Velaj është dënuar me gjashtë muaj burg për shpërdorim detyre. Dosja.al mëson se vetëm pak ditë pas emërimit, Velaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës për shpërdorim detyre me gjahstë muaj burg, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë dënuar Velaj për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ai mbante postin e drejtorit të Aluznit.

Vetëm pak ditë më parë, Egon Velaj u emërua si drejtor i burgut në Vlorë nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Me urdhër të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, para pak ditësh  u ndryshuan të gjithë drejtorët e burgjeve në vend teksa janë emëruar 13 emra të rinj. Një prej tyre ishte edhe Egon Velaj, i cili u ëmerua në krye të burgut të Vlorës.

Vetë Gjonaj e shkarkoi Velajn nga posti i drejtorit të Aluiznit në Vlorë për abuzim me detyrën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me 6 muaj burg egon velaj egon velaj etilda gjonaj denohet me 6 muaj burg egon velaj egon velaj etilda gjonaj

Sondazh

Poll