Aktualitet

Hasani dhe Balla marrin pjesë në homazhet e policit Afrim Bunjaku  

Të dy ministrat kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës.

25 Shtator 2023, 12:54 Nga h.k
Hasani dhe Balla marrin pjesë në homazhet e policit Afrim Bunjaku
Balla dhe Hasani

KOSOVË-Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në homazhet e të ndjerit Afrim Bunjaku, efektivit që humbi jetën mëngjesin e së dielës gjatë sulmit në Zveçan. Të dy ministrat kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës. Balla ka zhvilluar ditën e djeshme një komunikim me homologun e tij Xhelal Svelça, ku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e efektivit dhe shërim për të plagosurit. Nga ana tjetër Hasani ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë me aleatët. 25 Shtatori u shpall nga Presidentja e Kosovës ditë zie shtetërore. 

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe. Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”. 

tensionet në veri të kosovës taulant balla igli hasani

Sondazh

Poll