Aktualitet

SHKODËR/ Tentuan t’i largohen policisë, dy persona kapen me kanabis në makinë

Shtetasit Gj.Z 32 vjeç dhe F.P 18 vjeç kanë tentuar t’i largohen policisë por nga veprimet e shpejta të policisë janë ndaluar.

25 Shtator 2023, 11:46 Nga h.k
SHKODËR/ Tentuan t’i largohen policisë, dy persona kapen me
Policia Shkoder

SHKODËR- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në fshatin Grudë, pasi patrulla e “Shqiponjave” i ka gjetur një sasi të dyshuar kanabisi në makinë. Shtetasit Gj.Z 32 vjeç dhe F.P 18 vjeç kanë tentuar t’i largohen policisë por nga veprimet e shpejta të policisë janë ndaluar. Lënda narkotike është gjetur pas sediljes së makinës gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Ford” nga uniformat e policisë. Policia vijon hetimet mbi ngjarjen dhe ka dorëzuar materiale procedurale pranë prokurorisë që të nis gjykimin.

Njoftimi i Policisë:

"Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit Gj. Z., 32 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe F. P., 18 vjeç (pasagjeri). Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."

arrestim ne shkoder kapen me kanabis

Sondazh

Poll