Aktualitet

FOTO- Koka u dënua me 6.8 vite burg, i vëllai dhe kunati të pranishëm në seancë

Në seancë ka qenë dhe Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste i cili është dhe kunati i Lefter Kokës.

25 Shtator 2023, 12:29 Nga A.B
FOTO- Koka u dënua me 6.8 vite burg, i vëllai dhe kunati të
Agron Duka

TIRANË- Vëllai i ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Leonard Koka kanë qenë në seancën e sotme në  Gjykatën e Posaçme ku u shqiptua dënimin me 6.8 vite burg. Në seancë ka qenë dhe Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste i cili është dhe kunati i Lefter Kokës.

FOTO- Koka u dënua me 6.8 vite burg, i vëllai dhe kunati të

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë sot vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg./Dosja.al

agron duka lefter koka

Sondazh

Poll