Aktualitet

BERAT/ Arrestohet 30 vjeçari, grabiste sendet me vlerë në banesa dhe automjete

25 Shtatori për Kosovën është shpallur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditë zie shtetërore.

25 Shtator 2023, 10:35 Nga h.k
BERAT/ Arrestohet 30 vjeçari, grabiste sendet me vlerë në
Foto ilustruese nga Komisariati Berat

BERAT- Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit si dyshuar për 5 raste vjedhjesh. I arrestuari Maradona Hodo ka vjedhur sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme në disa banesa të qytetit. Sipas veprimeve hetimore bëhet e ditur se vjedhjet janë kryer gjatë periudhës korrik-shtator 2023. Policia vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

"Zbardhen 5 raste të vjedhjes në automjete dhe në banesa të ndryshme, në qytetin e Beratit. Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar, autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Maradona Hodo, 30 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme."

vjedhje ne berat maradona hodo arresti

Sondazh

Poll