Politike

869$ çantë Yamamoto, Veliaj sfidon Etilda Gjonajn për luks, socialistëve iu “plas” në dorë paraja e shpenzuar lumë (FOTO)

Erion Veliaj është i radhës që ka shfaqur “padashje luksin”. Ai mundohet të tregojë se vishet thjeshtë, por blenë rroba shumë të shtrenjta. Në disa foto të publikuara në rrejtet sociale ai shfaqet në aeroportin e Romës, me një çantë në shpinë.
Featured image of article: 869$ çantë Yamamoto, Veliaj sfidon Etilda Gjonajn për luks, socialistëve iu “plas” në dorë paraja e shpenzuar lumë (FOTO) Çmimi i çantës dhe Erion Veliaj

TIRANË- Luksi i shfrenuar i qeveritarëve nuk ka fund. Pas udhëtimeve të luksit të Etilda Gjonajt, të tjera shpenzime marramendëse nga eksponent të ndryshëm të qeverisë.

Erion Veliaj është i radhës që ka shfaqur “pa dashje luksin”. Ai mundohet të tregojë se vishet thjeshtë, por blenë rroba shumë të shtrenjta. Në disa foto të publikuara në rrejtet sociale ai shfaqet në aeroportin e Romës, me një çantë në shpinë.

Çmimi i çantës

Nga verifikimet e bëra, çanta që mban Veliaj është e markës Yamamoto dhe është shumë e shtrenjtë. Kjo është një markë shumë njohur, e cila në Shqipëri njihet dhe si e preferuara e Kryeministrit Edi Rama që furnizohet aty me çitjane.

Sipas faqes zyrtare të Yamamoto kjo çantë kushton 869 dollarë. A nuk është ky një shpenzim luksi për një kryetar bashkie që ka një rrogë jo më shumë se dy milionë lekë?

Ndërkohë që pak ditë më parë u publikua një skandal me faturat e udhëtimeve të Etilda Gjonajt, e cila për një natë në hotel shpenzonte 700 euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment