Aktualitet

Zjarri në autostradën Tiranë- Durrës/ Nusja dhe dhëndri anulojnë dasmën, evakuohen dasmorët

Dasmorët mësohet se unxorrën nga resorti dhe u evakuuan së bashku me banorët e zonës.

24 Shtator 2023, 07:37 Nga f.i
Zjarri në autostradën Tiranë- Durrës/ Nusja dhe dhëndri
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Për shkak të shpërthimit të zjarrit masiv mbrëmjen e djeshme te fabrika e bojërave 'Deutsch Color' në Maminas, në autostradën Durrës-Tiranë është anuluar dhe një dasmë në një resort aty pranë. 

Dasmorët mësohet se unxorrën nga resorti dhe u evakuuan së bashku me banorët e zonës.

Zjarri u raportua rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës dhe mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrifëse dhe 200 forca policie e vullnetarë u gjendën në vendngjarje për të shuar flakët. Fatmirësisht nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar por fabrika ka pësuar dëme të mëdha materiale..

zjarr ne autostraden tirane-durres

Sondazh

Poll