Aktualitet

Selenica 'pushtohet' nga flakët, disa fshatra në mëshirë të fatit, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje

Nuk dihen shkaqet se përse nuk ka mobilizim nga Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

23 Shtator 2023, 21:34 Nga I.A
Selenica 'pushtohet' nga flakët, disa fshatra në
Foto ilustruese

SELENICË- Vatra të mëdha zjarri janë ndezur mbrëmjen e sotme në Selenicë. Mësohet se në disa prej fshatrave të Selenicës janë përfshirë nga flakët, ndërkohë që nuk ka asnjë mjet zjarrfikës që po tenton të shuajë flakët.

Flakët ka në fshatrat Amonicë, Mallkeq, Petë, Ramicë, Bashaj, Boder dhe Mavrovë. Zjarri ka përfshirë sip-ërfaqe të mëdha me pyje dhe shkurre, ndërkohë që nga flakët rrezikohen dhe banesa. Nuk dihen shkaqet se përse nuk ka mobilizim nga Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

zjarr ne selenice

Sondazh

Poll