Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në austostradën Tiranë-Durrës, merr flakë një magazinë, Ministria e Brendshme: Shmangni kalimin në këtë aks

Mësohet se zjarri ka rënë në një fabrike bojërash, ndërkohë që nuk dihet shkaku.

23 Shtator 2023, 22:38 Nga I.A
 
VIDEO/ Zjarr në austostradën Tiranë-Durrës, merr flakë
Foto nga zjarri

TIRANË- Një fabrikë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Mësohet se zjarri ka rënë në një fabrike bojërash, ndërkohë që nuk dihet shkaku.

Në vendngjarje po shkojnë mjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje drejtuesve të makinave që të shmangin këtë aks.

Njoftim i policisë:

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.

zjarr ne autostraden tirane-durres

Sondazh

Poll