Aktualitet

23 Tetor 2019, 13:28 Nga DOSJA

SHKODËR- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje.

I arrestuari Marash Arraj, i cili mësohet të jetë djali i xhaxhait të viktimës, ka deklaruar në polici se rreth orës 10:00 ka dëgjuar dy krisma dhe bashkë me të atin dhe të vëllanë kanë dalë jashtë dhe kanë gjetur kushëririn e tyre të vrarë.

Nuk kam lidhje me vrasjen e Lazër Arrajt. rreth orës 10:00 dëgjuam dy krisma. Dolëm me babain për të parë dhe gjetëm Lazërin të vrarë”, ka thënë Marash Arraj.

Ditën e sotme familjarët e Marash Arrajt kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Lazer Arrajt.

Ndërkohë, masa e sigurisë për të pandehurin pritet të jepet ditën e nesërme.

55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit, kushëririn e viktimës Marash Arraj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres lazer arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres

Sondazh

Poll