Sport

VIDEO / Partizani fiton derbin e parë të sezonit, Dinamo vazhdon të humbasë!

Dinamo ka regjistruar 4 humbje në 5 ndeshjet e para të këtij sezoni nën drejtimin e trajnerit shqiptarë Di Biagio!

22 Shtator 2023, 19:47 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani fiton derbin e parë të sezonit, Dinamo vazhdon

ELBASAN - Dinamo ka humbur edhe derbin e dytë të kryeqytetit atë me Partizanit, ku u mund në “Elbasan Arena” me shifrat 1-3.

Pas një pjese të parë 0-0, në të dytën shënohen tre golat nga kampionët e vendit. Gjithçka zhbllokohet në minutën e 58-të, pas një aksioni model të finalizuar nga Bintsouka.


Kalojnë edhe më pak se 15 minuta dhe këtë herë është Rrapaj i cili i ndihmuar edhe nga shtylla për të çuar shifrat në 0-2 dhe në këtë moment kishte vetëm një skuadër në fushën e lojës.


Kur gjithçka po mbyllej dhe Dinamo dukej krejtësisht e dorëzuar, sërish një aksion mjaft i bukur i lojtarëve të Partizanit dhe vjen goli i 3-të.


Kur pritej vetëm vërshëllima e fundit është Kaçorri ai që në minutën e 93-të shndërron në gol penalltinë e fituar nga Denison, por që ishte thjeshtë për statistikë duke qenë se nuk ndryshonte asgjë nga humbja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll