Sport

Vidal vrerë ndaj klubeve në Champions: “Newcastle, i neveritshëm, Man. City i mërzitshëm, ndërsa PSG-Dortmund, më vuri në gjumë!"

Unë nuk e kuptoj Newcastle, ata janë në vendin e katërt, por ata nuk bëjnë asgjë, të neveritshëm. Janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty”.

22 Shtator 2023, 19:04 Nga DOSJA

Vidal vrerë ndaj klubeve në Champions: “Newcastle, i

KILI - Arturo Vidal ka analizuar ditën e parë të Champions League në Twitch. Asnjëherë indiferent, mesfushori i Athletico Paranaense e cilësoi ndeshjen mes Milanit dhe Newcastle si “ndeshja më e keqe në historinë e Champions League”.

Me një të kaluar në Serinë A si “ushtar” te Juventusi dhe Interi, futbollisti kilian ishte shumë kritik ndaj skuadfrës angleze: “Ata budallenjtë nga Milani me Newcastle më sëmurën. Unë nuk e kuptoj Newcastle, ata janë në vendin e katërt, por ata nuk bëjnë asgjë, të neveritshëm. Janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty”.

Për pjesën tjetër të ndeshjeve, ish-lojtari i Barcelonës deklaroi se ndeshja e Manchester Cityt ishte “e mërzitshme, si gjithmonë” dhe kritikoi pjesën e parë të ndeshjes PSG-Borussia Dortmund: “Më pëlqeu vetëm pjesa e dytë. Në pjesën e parë më zuri gjumi..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll