Sport

Real Madrid, klubi i parë që arrin 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale

Real Madrid ka 37 llogari zyrtare në 7 gjuhë të ndryshme

22 Shtator 2023, 18:08 Nga DOSJA
Real Madrid, klubi i parë që arrin 500 milionë ndjekës

SPANJE - Real Madrid arriti 500 milionë ndjekës në të gjitha llogaritë e tyre zyrtare në mediat sociale.

Sipas të dhënave të Blinkfire, klubi është organizata e parë sportive në botë që ka këtë numër ndjekësish.

???? GRACIAS, #MADRIDISTAS! ????
???????? Thanks to you, we are the FIRST sports organisation to break the 500m follower mark on social media! pic.twitter.com/hFWwngu73x
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) September 22, 2023

Real Madrid ka 37 llogari zyrtare për të gjitha divizionet (futboll, basketboll, futboll për femra dhe futboll të të rinjve) dhe filialet e tij (Bernabéu, Madridistas), në 7 gjuhë (spanjisht, anglisht, arabisht, frëngjisht, portugalisht, japonisht dhe kinezçe).

Fansat e saj mund të kenë akses në të gjitha përmbajtjet audio-vizuale dhe interaktive që ajo ngarkon në Facebook, Instagram, WhatsApp, X (Twitter), Tiktok, YouTube, Line, Snapchat, Twitch, LinkedIn, Weibo, Wechat, Toutiao, Douyin dhe BiliBili.

Për sa i përket llogarive zyrtare për ekipin e parë, Real Madrid njoftoi më parë në korrik 2023 se ata gjeneruan 3 miliardë ndërveprime në një sezon.

Vlen të theksohet se Cristiano Ronaldo ka 606 milionë ndjekës vetëm në Instagram dhe Lionel Messi në të njëjtin rrjet social ka 488 milionë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll