Politike

Bardhi tha se SHBA-BE e njohin si kreun e Grupi të PD, SHBA: Nuk zgjedhim kush udhëheq partitë

Ambasada amerikane nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura 'non-grata'. 

21 Shtator 2023, 10:09 Nga A.B
Bardhi tha se SHBA-BE e njohin si kreun e Grupi të PD, SHBA: Nuk zgjedhim
Ambasada

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar në lidhje me përplasjet në grupin e Partisë Demokratike. Ambasada shkruan se institucionet demokratike funksionale janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Ata theksojnë se nuk e kanë ndryshuar pozicionin në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri si dhe shtojnë se nuk kanë rol për të zgjedhur se kush udhëheq partinë. 

Ambasada amerikane shton se nxit të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura 'non-grata'.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll