Aktualitet

Plagosja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Tiranë, Balla: Autori është identifikuar

Po ashtu ai u shpreh se gjendja e efektivit të policisë është përmirësuar. 

20 Shtator 2023, 20:23 Nga I.A
Plagosja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në Tiranë,
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se autori i plagosjes së efektivit ditën e sotme në Tiranë është identifikuar. Në një deklaratë për mediat, Balla i ka bërë thirrje atij që të dorëzohet, ndryshe do të marrë një goditje të fortë nga policia. Po ashtu ai u shpreh se gjendja e efektivit të policisë është përmirësuar. 

“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë,” tha Balla.

taulant balla plagoset efektivi i shqiponjave

Sondazh

Poll