Aktualitet

Plagosja e efektivit, Policia: Kemi bllokuar të gjitha hyrje-daljet

Mësohet se, efektivi Edlir Alleshi është qëlluar me plumb në bark dhe dërguar në spital.

20 Shtator 2023, 19:42 Nga I.A
Plagosja e efektivit, Policia: Kemi bllokuar të gjitha hyrje-daljet
Pamje nga plagosja

TIRANË- Efektivi i Shqiponjave është plagosur pasditen e sotme, teksa ndodhej në ndjekje të një personi që lëvizte me armë. Mësohet se, efektivi Edlir Alleshi është qëlluar me plumb në bark dhe dërguar në spital. Ndërkohë që policia tregon se kanë bllokuar çdo hyrje-dalje për të arrestuar autorin.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Në lagjen "Kinostudio", në rrugën "Hysen Xhura", shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave "Shqiponja", dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave "Shqiponja", Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.

edlir alleshi plagoset efektivi i shqiponjave

Sondazh

Poll