Politike

‘Europa është e paplotë”, i ngarkuari me punë i Austrisë: Mbështesin Shqipërinë, keqardhje për vendimin e KE

23 Tetor 2019, 08:21 Nga DOSJA
‘Europa është e paplotë”, i ngarkuari me punë i

SHKODËR- I ngarkuari me punë, që për pak ditë emërohet ambasador i Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner, ka konfrimuar mbështetjen e tij ndaj shqipërisë.

Gjatë një vizite në Shkodër ku mori pjesë në festën kombëtare të Austrisë, shprehu keqardhjen për shtyrjen e negociatave.

Shërbimi im diplomatik për herë të parë në vendin tuaj ishte në vitet 96 – 97. Jeta atehere s’ka qenë e thjeshtë, sot shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. Megjithatë që në 1996 më ka impresionuar pozitivisht lidhjet ne disa fusha Shqipëri-Austri. Kjo më duket e natyrshme fuke patur parasysh lidhjet historike. Jam i lumtur të shoh thellimin e këtyre marrëdhenieve kur shoh suksesin e shkollës Austriake, një nga 8 institucionet arsimore tonat. Ministri yne kur ishte në tetor këtu ka shprehur mbështetjen për integrimin europian. Na vjen keq që vendimi është shtyrë pasi të dy vendet kanë punuar mirë. Europa nuk është e plotë me mungesën e vendeve të Ballkanit”, u shpreh Steiner.

Mikëpritësi i festës, konsulli i nderit Gjergj Leqejza falenderoi shtetin Austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ku prezenca e tyre ndihet në disa fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike austria mbeshtet shqiperine christian steiner deshtimi i negociatave me be austria mbeshtet shqiperine christian steiner deshtimi i negociatave me be

Sondazh

Poll