Aktualitet

Probleme në familje, 40-vjeçarja tenton t'i japë fund jetës, pi një grusht me ilaçe, dërgohet me urgjencë në spital

Mësohet se 40-vjeçarja ka pirë një grusht me ilaçe, por fatmirësisht është gjetur nga familjarët në kohë dhe është dërguar në spital.

19 Shtator 2023, 22:06 Nga I.A
Probleme në familje, 40-vjeçarja tenton t'i japë fund
Foto ilustruese

BILISHT- Një grua në Bilisht ka tentuar që të vrasë vetën mbrëmjen e sotme në Bilisht. Mësohet se 40-vjeçarja ka pirë një grusht me ilaçe, por fatmirësisht është gjetur nga familjarët në kohë dhe është dërguar në spital.

Dyshohet se shkak për këtë veprim të gruas, kanë qenë problemet me bashkëshortin. Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e gruas. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, është shoqëruar më parë për dhunë në familje.

bilisht

Sondazh

Poll