Art&Argëtim

Pjesë e festivalit "Lumiere Classics"/ "Përrallë nga e kaluara" shfaqet muajin e ardhshëm në Francë

Filmi me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 në vendin tonë është përzgjedhur të jetë pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion të Francës.

19 Shtator 2023, 15:43 Nga r.ll

SHQIPËRI- Filmi shqiptar komedi “Përrallë nga e kaluara”, do të shfaqet muajin e ardhshëm në Francë. Filmi me regji nga Dhimitër Anagnosti prodhim i vitit 1987 në vendin tonë është përzgjedhur të jetë pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, “Festival Lumiere”, në Lion të Francës.

Lajmin e bëri të ditur Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit përmes një njoftimi në Facebook.

NJOFTIMI I PLOTË:

Një tjetër thesar i trashëgimisë filmike shqiptare prek audiencat europiane falë restaurimit!

Filmi "Përrallë nga e kaluara" (Anagnosti, 1987) është përzgjedhur të jetë pjesë e seksionit Treasures & Curiosities i festivalit të filmit klasik, Festival LUMIERE, në Lion, Francë, pikërisht në vendin ku lindi kinematografia.

Ashtu si filmi "Tana", i cili u shfaq në të njëjtin festival në vitin 2022, edhe filmi "Përrallë nga e kaluara" do të mbajë tashmë logon Lumiere Classics, një logo prestigjioze që promovon restaurimet më të mira të kohëve të fundit dhe mundëson (ri)zbulimin e tyre nga një audiencë gjithnjë e më e gjerë.

Një kast i mrekullueshëm aktorësh, garantoi suksesin e filmit. Në rolet kryesore kanë interpretuar Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Xhevdet Feri, Admir Sorra, Hajrie Rondo e Xhemil Tagani.

Festivali i Filmit Lumiere është një festival vjetor filmi, që mbahet çdo tetor në Metropolis të Lyonit, Francë, që nga viti 2009.

filmi "përrallë nga e kaluara"

Sondazh

Poll