Sport

Forbes publikon listën e agjentëve më të pasur të sporteve të ndryshme, kryeson Jonathan Barnett

23 Tetor 2019, 08:46 Nga DOSJA
Forbes publikon listën e agjentëve më të pasur të

Prestigjozia amerikane Forbes ka publikuar një listë me agjentët më të pasur të sporteve të ndryshme. Forbes ka bërë renditjen në bazë të komisioneve që përfitojnë agjentët e sportistëve. Në vend të parë qëndron Jonathan Barnett, kreu i grupit “Stellar Groupt”. Në agjensinë e tij, ku përfiton 128 mln dollarë komisione bëjnë pjesë emra si Gareth Bale i Real Madridit, Saul Niguez i Atletico Madrid dhe ëojciech Szczesny i Juventusit.

Në vend të dytë gjendet Scot Boras, agjenti i njohur i bejsbollit, i cili është pjesë e grupit “Boras Corporation”. 66-vjeçari kalifornian përfiton 118.8 milionë dollarë komisione, ndërsa pas tij renditet Jorge Mendes.Pesëshja e parë plotësohet nga Jeff Schëartz dhe Mino Raiola. Agjenti i basketbollit përfiton 72.5 milionë dollarë, ndërsa agjenti i famshëm i futbollit, i cili ka në pronësi emra si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba. Gianluigi Donnarumma dhe Mario Balotelli, përfiton 0.3 milionë dollarë nga komisionet vjetore.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport agjentet me te pasur agjentet me te pasur

Sondazh

Poll