Politike

“Udhëtimi në OKB, ndër më të kushtueshmit”/ Berisha: Rama refuzoi të pranojë në avionin e tij delegacionin e Begajt

Berisha shtoi se Rama refuzoi të pranojë në avionin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.

18 Shtator 2023, 12:25 Nga A.B
“Udhëtimi në OKB, ndër më të kushtueshmit”/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh ditën e sotme se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në New York, ishte një nga më të kushtetueshmit për vendin tonë. Berisha shtoi se Rama refuzoi të pranojë në avionin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.

Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim gjer në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve. Po ky është vetëm njëri aspekt. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.

U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik.

sali berisha

Sondazh

Poll