Politike

Seanca për pagat e Kushtetueses u shty/ Ndahet vota e opozitës, Tabaku kundër Bashës: Cenon pavarësinë e gjykatës

Në një reagim në rrjete sociale, Tabaku i bashkohet grupit të deputetëve të opozitës, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër ligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses. Javën e shkuar edhe Gazment Bardhi deklaroi se nuk do t’i japin dritën jeshile. 

17 Shtator 2023, 11:23 Nga a.l
Seanca për pagat e Kushtetueses u shty/ Ndahet vota e opozitës, Tabaku
Jorida Tabaku

TIRANË- Seancën e kaluar Kuvendi shtyu miratimin për rritjen e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ish-nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku e cilëson si cënim të privatësisë të institucionit vendimin me propozim të qeverisë. 

“Këto ndryshime për rritje të pagës së Gjykatës Kushtetuese me propozim të qeverisë nuk kanë asnjë lidhje me Reformën në Drejtësi dhe cënojnë jo vetëm pavarësinë e institucioneve të drejtësisë por edhe logjikën e një sistemi hierarkie page që kanë këto institucione", shkruan Tabaku

Në një reagim në rrjete sociale, Tabaku i bashkohet grupit të deputetëve të opozitës, që kanë deklaruar se do të votojnë kundër ligjit për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Kushtetueses. Javën e shkuar edhe Gazment Bardhi deklaroi se nuk do t’i japin dritën jeshile. 

Por ligji që kërkon 84 vota, ka mbështetjen e Lulzim Bashës dhe 10 deputetëve që e përkrahin atë. Në nisje të seancës së shkuar plenare, Basha tha se do të bashkojë votat me socialistët për të kaluar një ligj, që sipas tij, rrit pavarësinë e gjyqësorit.

‘PD do të votojë pro rritje së rrogave të gjyqësorit si një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit. Vetë shoqata e gjyqtarëve do të sjellë propozime. Të sjellë propozime për rritjen pagave të gjithë sistemi gjyqësor. Çdo rritje për gjyqësorin, i shërben pavarësisë së gjyqësorit. S’do bëhemi pjesë e lojërave hidh gurin e fshih dorën.’- tha Basha.

Projekt-ligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është propozuar nga ministria e Drejtësisë dhe parashikon ta çojë në nivelin e 640 mijë lekëve në muaj për anëtarët dhe mbi 700 mijë lekë për kryetarin e kësaj gjykate. 

jorida tabaku

Sondazh

Poll