Art&Argëtim

Aludimet! Britney Spears tradhtoi burrin me ish-punonjësin e saj kriminel

Këngëtarja kishte një "marrëdhënie të shkurtër" me Paul Richard Soliz, i cili punonte për të si kujdestar dhe menaxher shtëpie në shtëpinë e saj, menjëherë pas ndarjes nga Asghari.

15 Shtator 2023, 09:43 Nga f.i
Aludimet! Britney Spears tradhtoi burrin me ish-punonjësin e saj kriminel
Britney Spears

SHBA- Këngëtarja Britney Spears, pak kohë pas ndarjes nga burri i saj Sam Asghari,po aludohet se ajo e tradhtoi atë me ish-punonjësin e saj.

Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja kishte një "marrëdhënie të shkurtër" me Paul Richard Soliz, i cili punonte për të si kujdestar dhe menaxher shtëpie në shtëpinë e saj, menjëherë pas ndarjes nga Asghari. Sipas një burimi romanca e shkurtër me Soliz, përfundoi kur ajo zbuloi se ai ishte burgosur më parë për disa akuza të rënda.

Mesa duket lidhja filloi dhe përfundoi kur ish-burri i  saj Sam Asghari bëri kërkesën për divorc dhe kur u raportua se shkaku i ndarjes së tyre kishte qenë pabesia ngaana e këngëtares.

britney spears sam asghari

Sondazh

Poll