Politike

"Të bëjmë transparente çdo shkelje të qeverisë"/ Berisha: Rama qëndron në pushtet vetëm pse opozita nuk është ngritur

Kryetari i PD, Sali Berisha sot në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë u bëri thirrje demokratëve që të jenë të vendosur në misionin e tyre për transparence për çdo shkelje të kësaj qeverie.

16 Shtator 2023, 14:28 Nga r.ll
"Të bëjmë transparente çdo shkelje të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha sot në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë u bëri thirrje demokratëve që të jenë të vendosur në misionin e tyre për transparence për çdo shkelje të kësaj qeverie.

Berisha tha se e vetmja arsye që Edi Rama qëndron në pushtet është mosngrita fuqishëm dhe përfundimta e opozitës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne duhet të jemi të vendosur në misionin tonë, të bëjmë transparencë të plotë të kësaj qeverisje, e cila me aktet e saj, del jashtë çdo lloj imagjinate.
Ka një kryetar bashkie në Europë apo botë, që të mashtrojë qytetarët se ka mbjellë 1 milionë pemë? A ka një kryetar bashkie që të asgjesojë parlamentin, këshillin bashkiak dhe të firmosë për t’i akorduar 90 milionë euro, sipërmarrjes së tij de facto, kurse në letra, Zoto-Mërtiri. A ka një kryetar bashkie që ndërton shkolla me një çmim 8 deri në 10 herë mbi standardin evropian të ndërtimit të një shkolle? Prandaj dhe ai mburret me gjuhë ordineri se ka 60 mijë vota.
I ka të gjitha falsifikime. Ai nuk fiton kurrë. Nuk ka qytetar të vërtetë që voton një njeri si ky.
Unë po marr këtë, por Sako është po kaq mëkatare. Sakos po i largohen drejtorët se do i arrestohen drejtorët një nga një, derisa të shkojë bashkë me ta.
Duhet t’u bëjmë të qartë të gjitha shoqatave se cfarë përfaqëson pushteti i dalë nga rrethi vicioz, krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Sado i fortë të duket sot, aq i kalbur është në realitet. Regjime si regjimi i Edi Ramës, kanë qëndruar në pushtet vetëm kur qytetarët nuk janë ngritur kundër tyre.
Edhe sot Edi Rama qëndron në pushtet vetëm pse opozita nuk është ngritur fuqishëm dhe në mënyrë përfundimtare kundër tij.
Ai sot kontrollon çdo gjë, kontrollon çdo pushtet, kontrollon mediat në tërësi, kontrollon parlamentin, ka siguruar edhe një peng-opozitë aty. Por nuk kontrollon dot idealet e qytetarëve, nuk kontrollon dot zemërimin e qytetarëve.
Ndaj dhe ne duhet të bëhemi zëdhënës të tyre. Të bëhemi zëdhënës të tyre, në këtë betejë, idealistët do të fitojnë.

sali berisha

Sondazh

Poll