Politike

"Nuk ka ende një mandat arresti"/ Berisha: Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro nga Shqipëria

Berisha iu drejtua demokratëve duke u theksuar se misioni i tyre është rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore, duke nisur nga transparenca.

16 Shtator 2023, 12:57 Nga r.ll
"Nuk ka ende një mandat arresti"/ Berisha: Amant Josifi dhe Olsi
foto nga asambleja

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me nismën e një grupi kryetarësh të bashkive, dalë nga zgjedhjet e fundit vendore po organizon ditën e sotme Asamblenë e Përgjithshme të të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Berisha iu drejtua demokratëve duke u theksuar se misioni i tyre është rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore, duke nisur nga transparenca. Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, cilësoi si më abuziv se të tjerët kryeministrin Edi Rama, ku mori si shembull ndalimin e Amant Josifit për të cilin tha se nuk ka një mandat arresti.

"Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore.
Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Errësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.
Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën. A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat. Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria. Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri. Krimii ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë.", tha Berisha. 

sali berisha amant josifi

Sondazh

Poll