Zhdukja e biletave Shqipëri-Çeki, Alind Qori: Në zbatim praktika "bli lirë e shit shtrenjtë"! Produkt i matrapazllëkut
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori ka komentuar shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Me anë të një pos...
Ndërtuesi dhe inxhinieri do të pyeten rreth ndërtimit të pallatit, pasi nuk ishin përmbushur kushtet teknike të sigurisë dhe materiali që është përdorur për ndërtimin e fasadës nuk përmbush standardet e sigurisë në raste zjarri.
TIRANË- Hetimet për zjarrin në pallatin 10-katësh në kryeqytet nuk janë zgjeruar. Fillimisht fokusi ishte vetëm për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe të përcaktimit të dëmeve, por hetimi është thelluar, pasi grupi hetimor ka ngritur pikëpyetje edhe nëse janë përmbushur standardet e sigurisë nga ndërtuesi i pallatit.
Ndërtuesi dhe inxhinieri do të pyeten rreth ndërtimit të pallatit, pasi nuk ishin përmbushur kushtet teknike të sigurisë dhe materiali që është përdorur për ndërtimin e fasadës nuk përmbush standardet e sigurisë në raste zjarri, raportohet sipas burimeve për Ballkan.web.
Grupet e ekspertëve dhe policia vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, si dhe vlerësimin e dëmeve, por po hetojnë me detaje edhe për mënyrën si është ndërtuar pallati dhe a i plotësonte kushtet e sigurisë. Gjithashtu inxhinierët po vlerësojnë edhe strukturën e pallatit, pasi prej më shumë se 3 orësh disa nga katet ishin nën flakë dhe mund të ketë dëmtuar kolonat e pallatit, çka mund ta bëjë që të mos plotësojë kushtet e sigurisë inxhinerike dhe del jashtë funksionit për të qenë i banueshëm.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve. Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte viktima.
Arlind Qori TIRANË- Arlind Qori ka komentuar shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Me anë të një pos...
TIRANË- Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të A...
foto ilustruese ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” që çoi në qeli 10 ...
foto ilustruese DELVINË- Është shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga. Zoga është liru...
pamje nga vendngjarja VLORË-Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë. Fillimisht&...
foto ilustruese BULQIZË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi sot se...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 61 të arrestuar në kuadër të operacionit "Tempulli"....
Djegie LEZHË-Asgjësohen nëpërmjet djegies 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kul...
Ujku i Cerrikut TIRANË- Detaje të reja nga operacioni i koduar ‘Tempulli’. Mes tyre është arrestuar edhe personazhi i ...
foto ilustruese MALËSI E MADHE-Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në Malësinë e Madhe pasi akuzohen për nxjerrj...