Aktualitet

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj

Në e-Albania ofrohen shërbimet e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët.

16 Shtator 2023, 11:11 Nga A.B
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët,
Mjeke, police dhe ushtarake

TIRANË- Të gjithë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj, mund të nisin procedurat për kreditë e lehtësuara. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se në e-Albania ofrohen shërbimet e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.

Kreu i qeverisë ka postuar videon që tregon me detaje hapat që duhet të ndjekin secili për të bërë këtë aplikim.

LAJM I MIRË NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ

E-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive. Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri.

edi rama

Sondazh

Poll