Politike

'Tempulli'/ Berisha: Balla liroi shefin e komisariatit të Librazhdit, kjo tregon se ishte operacion 'bllof'

Berisha denoncoi sërish skandalin e lirimit të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit nga Taulant Balla.

15 Shtator 2023, 12:44 Nga A.B
'Tempulli'/ Berisha: Balla liroi shefin e komisariatit të
Sali Berisha

TIRANË- Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sërish skandalin e lirimit të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit nga Taulant Balla. Berisha tha se lirimi i shoferit tregon se megaoperacioni ishte bllof.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Dy fjalë për të ashtuquajturin operacion të fundit. Së pari, dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.

Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit. Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn. Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky.

Nuk po ndalem te fakti tjetër se asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. Nuk po ndalem aspak te fakti se ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim. Nuk e shpallin dot se është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar. Por opozita është këtu për të bërë transparencën dhe për të denoncuar ata.

sali berisha

Sondazh

Poll