Politike

Kur do nisë PD protestat? Berisha: Do jetë e një lloji tjetër, kur të fillojë nuk do ndalojë

15 Shtator 2023, 12:40 Nga A.B
Kur do nisë PD protestat? Berisha: Do jetë e një lloji
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protestat e opozitës do të nisin shumë shpejt. Ai tha se kur protestat të nisin, nuk do ndalojnë. 

Pyetja- A keni një plan konkret? Kur grupimi juaj do i nisë protestat?

Berisha: Partia do të nisë protestat. Por, përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si një proces. Nuk është kjo një protestë që do të fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do të shpërndahet. Kjo do jetë protestë e një lloji tjetër. Kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike, të gjithanshme. Pastaj kur të fillojë, nuk duhet të ndërpritet. Sepse, nuk ka diskutim që thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e lirive të qytetarëve shqiptarë, votës së tyre, rikthimin i këtyre të drejtave.

Qytetari shqiptar përballet sot me probleme shumë të dhimbshme, të cilat ndoshta në një mënyrë a tjetër, edhe ia sfumojnë interesin për lirinë. Por, ne jemi këtu dhe do bëjmë gjithçka t’i bindim ata se të gjitha këto që ndodhin, kanë emërues të përbashkët mungesën e lirisë së tyre në çdo aspekt. Nëse opozita heq dorë nga kjo, firmos për të qenë fasadë e një regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

sali berisha

Sondazh

Poll