Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate në Tiranë, Braimllari: Ti do votosh nga qelia. Veliaj: Duhet të gëlltisni humbjen me 60 mijë vota

Po ashtu ata e kanë thirrur atë me epitete si Erion Qelia, duke deklaruar se herën tjetër do të flasë nga burgu.

15 Shtator 2023, 17:38 Nga I.A
Mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate në Tiranë,
Keshilli Bashkiak

TIRANË- Këshilli Bashkiak në Tiranë ka nisur me debate ditën e sotme. Këshilltarët Bashkiak të Partisë së Lirisë i kanë kujtuar kryebashkiakut Erion Veliaj inceneratorin e Tiranës. Po ashtu ata e kanë thirrur atë me epitete si Erion Qelia, duke deklaruar se herën tjetër do të flasë nga burgu. Ndërkohë që Veliaj u ka kujtuar këshilltarëve humbjen e thellë që pësuan në zgjedhjet lokale.

Debatet:

Rregullorja ka sanksione për ata që ndërpresin fjalën. Unë e di se është shumë e vështirë që të humbasësh me 60 mijë vota, është e pagëlltitshme. Por, është një ‘zhavorr’ që duhet ta gëlltisni. E kuptoj se është e dhimbshme. ‘Zifti’ i 60 mijë votave mezi tretet. E di që ndoshta, e keni bezdi të dëgjoni për shkollat e reja, sepse ata që s'kanë prekur një punë me dorë, që s’kanë ndërtuar një shkollë. Keni alergji sa herë flas unë për shkollat. U rrahët si “gamori në duhon” me 60 mijë vota, ndaj duhet të dëgjoni kur flasim për shkollat. Nëse do flisni si rrugeçër, do merrni të njëjtin rezultat. Si ta keni, njerëzit kanë alergji nga kjo rrugaçëri. Unë ju rrah edhe herën tjetër”, tha Veliaj.

"Herën tjetër ti do votosh nga qelia. Je shkelësi më i madh i ligjit në Tiranë. Procedurat e inceneratorit janë personale për të gllabëruar qytetarët. Ti je hajduti më i madh i qytetarëve të Tiranës", tha Braimllari. 

"Erion Qelia ti sot i sjell Keshillit Bashkiak per miratim propozimin per shtese fondesh per inceneratorin inekzistent dhe nen sekuestro te Tiranes. Ne vend te ishe sot i pandehur para drejtesise vjen ben monologje para Keshillit. Je keqberesi me i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi me i madh i taksave te qytetareve. Per mega-aferen e inceneratorit duhet te ishe marre i pandehur. Ti sot quhesh Erion Qelia", tha Blushi. 

erion veliaj

Sondazh

Poll