Sport

VIDEO/ Ibrahimoviç nuk ndalet, ai jep sërish shenja jete! Tani suedezi kryen ushtrime të vështirë me litarë…

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

15 Shtator 2023, 14:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Ibrahimoviç nuk ndalet, ai jep sërish shenja jete! Tani

ITALI - Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në rrjetet sociale dhe vazhdon të bëjë përshtypje. Në një video të publikuar në Tiktok, suedezi, i cili së fundmi doli në pension, u shfaq bërë në stërvitje ushtrime me dy litarë në të njëjtën kohë. I gjatë 1.95 m, ish-sulmuesi u ngjit në tavan dhe zbriti disa herë.

Fansat nuk vonuan të reagojnë me disa batuta, të cilat janë në përputhje me personalitetin e ish-futbollistit: “Kur lindi Zlatan, ai zgjodhi emrat e prindërve të tij”, “Zlatan thirri 112 dhe pyeti asistentin se çfarë urgjence ishte”; “Kur lindi, Zlatan i tha infermieres që të mos qante”; “Zlatan ndaloi së luajturi gjatë një loje dhe kjo tani njihet si pushim” dhe, për më tepër, "Kur Zlatan fiton një trofe, trofeu është krenar".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll