Sport

“Die Mannschaft” : Kontakti i parë me 'bavarezin' Nigelsmann dhe pritet firma…

Rudi Voller, drejtori teknik i kombëtares gjermane, ka kontaktuar me përfaqësuesit e Julian Nigelsmann dhe priten zhvillime të menjëhershme.

15 Shtator 2023, 14:28 Nga DOSJA
“Die Mannschaft” : Kontakti i parë me 'bavarezin'

GJERMANI - Rreth nëntë muaj para turneut të “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani, dhe “Die Mannschaft” (kombëtarja gjermane) është pa trajner, pas shkarkimit të Hansi Flick nga drejtimi teknik.

Rudi Voller ishte në detyrë teksa festoi fitoren 2-1 në miqësore ndaj Francës, por drejtori teknik i FA gjermane e ka për detyrë të gjejë zëvendësuesin e Flick.

Siç zbulon “Bild”, pasi zëvendëspresidenti i FA, Joachim Watzke kontaktoi njerëzit e Bayernit dhe mori “OK” për të filluar negociatat me Julian Nigelsmann, Rudi Voller ndërmori masat...

Ylli veteran ka biseduar me Volker Struth, përfaqësuesin e teknikut të ri, i cili është pozitiv për mundësinë që ai të jetë në stolin e Kombëtares dhe tashmë problemi për t’u zgjidhur janë paratë.

Nigelsmann, pavarësisht se u shkarkua nga Bayerni vitin e kaluar, ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2026 dhe paguhet prej tyre normalisht (rreth 7 milionë në vit).

Kështu Bayerni, ndryshe nga klubet që ishin të interesuara për teknikun e ri, nuk dëshiron asnjë dëmshpërblim, por i ka kërkuar Federatës që ta marrë përsipër këtë pagesë të kontratës së tij deri në vitin 2026.

Federata nuk ka asnjë kundërshtim dhe të gjithë tani presin telefonatën vendimtare të Vollerit për të ratifikuar marrëveshjen me Nigelsman.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll