Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve për plotësimin e 3 vakancave në KLGJ, zbulohet data kur do të mbahet

Njoftimi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili bëri me dije gjithashtu se mbledhja do të zhvillohet në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

15 Shtator 2023, 14:08 Nga r.ll
Mbledhja e gjyqtarëve për plotësimin e 3 vakancave në KLGJ,
Këshilli i Lartë Gjyqësor

TIRANË- Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, për të plotësuar tre vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të zhvillohet më 9 tetor, ora 10:00.

Njoftimi është bërë i ditur nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili bëri me dije gjithashtu se mbledhja do të zhvillohet në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bazuar në nenin 13 ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në datë 09 Tetor 2023, ora 10.00. Mbledhja do t’i zhvillojë punimet në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Gjykata e Lartë, më herët, ka publikuar listën e kandidatëve që do të marrin pjesën në garën për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pozicionin vakant të 2 (dy) gjyqtarëve nga gjykatat e shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga gjykatat e apelit.

keshilli i lartë gjyqësor

Sondazh

Poll