Sport

Mbrojtësi i Nottingham pezullohet 5 muaj, ka shkelur rregullat e basteve... 375 herë!

Harry Toffolo u gjobit edhe me 24.400 euro

14 Shtator 2023, 21:20 Nga DOSJA
Mbrojtësi i Nottingham pezullohet 5 muaj, ka shkelur rregullat e basteve...

ANGLI - Mbrojtësi i majtë Harry Toffolo u pezullua për pesë muaj dhe u gjobit me pothuajse 21.000 £ (24.400 €) pasi pranoi 375 shkelje të rregullave të basteve të Federatës Angleze të Futbollit. 

Parregullsitë ndodhën midis 2014 dhe 2017, në një kohë kur lojtari aktual i Nottingham ishte i lidhur me Norwich City, por ai luajti në formë huazimi te Swindon Town, Rotherham United, Peterborough United dhe Scunthorpe United.

Një ndërkombëtar anglez deri në moshën U-20, Toffolo pranoi shkeljet dhe tani do të pengohet të ndihmojë ekipin e tij deri në vitin 2024. Duhet theksuar se këtë sezon ai nuk kishte luajtur ende asnjë minutë, pasi kishte bërë 19 paraqitje sezonin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll