Sport

Rafael Leão: "Nuk jam një lojtar egocentrik"

Sulmuesi i Milanit mori çmimin për golin më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A

14 Shtator 2023, 21:09 Nga DOSJA
Rafael Leão: "Nuk jam një lojtar egocentrik"

ITALI - Rafael Leão mori çmimin për golin më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, një perlë e arritur në ndeshjen kundër Napolit, në prill (fitorja e Milanit 4-0). 

Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme, përveçse dallimit, sulmuesi kuqezi e bëri të qartë se kur është në fushë ai dëshiron gjithmonë të kontribuojë për ekipin, qoftë me gola apo asistime.

"Unë nuk jam një lojtar egocentrik, kështu që përpiqem të bëj atë që është e duhura kur jam në fushë, qoftë për të shënuar një gol, apo për të asistuar një bashkëlojtar. Unë gjithmonë kontrolloj nëse jam në një pozicion të mirë për të bërë pasimin”,- tha ai, duke theksuar edhe nderin që kam veshur fanellën me numrin 10 të klubit italian: “Është numri i lojtarëve të mëdhenj të Milanit. Ishte koha e duhur për ta marrë përsipër dhe për t'u treguar të gjithëve se çfarë mund të bëj duke veshur këtë fanellë". 

I pyetur për derbin në raundin tjetër të Serisë A kundër Interit, sulmuesi u shpreh entuziast: "Është gjithmonë një lojë e mrekullueshme dhe të dyja skuadrat janë shumë të emocionuara. Unë dhe të gjithë shokët e mi mezi presim këtë ndeshje. Skuadra më e mirë do të fitojë."

Këtë sezon, Rafael Leão bëri sërish përshtypje me një gol të mrekullueshëm. “Kisha kohë që përpiqesha të shënoja me një goditje me roveshjatë dhe më në fund ia dola, veçanërisht pasi nuk kisha shënuar kurrë më parë në “Stadio Olimpico” në Romë. Për një lojtar, një goditje ajrore është mënyra më e kënaqshme për të shënuar një gol”,- tha sulmuesi i pyetur për të folur për golin akrobatik që shënoi kundër Romës së José Mourinhos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll