Sport

Walker tek Manchester City, rinovon si ... Di Caprio në filmin "The Wolf of Wall Street" - Video

Kyle Walker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2026

14 Shtator 2023, 20:25 Nga DOSJA

Walker tek Manchester City, rinovon si ... Di Caprio në filmin "The

ANGLI - Kyle Walker ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn deri në vitin 2026. Mbrojtësi anglez u ble në vitin 2017 nga Tottenhami dhe ka qenë një lojtarë kyç i Qytetarëve që fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2023, gjatë gjithë këtyre viteve. 

Klubi i Mançesterit njoftoi Walker me një video të frymëzuar nga “The Wolf of Wall Street”. Walker... u vesh si Di Caprio dhe bërtiti tri herë: “Nuk po largohem, nuk po largohem, nuk po largohem. Shfaqja vazhdon. Kjo eshte shtepia ime." 

Në të gjithë rrëfimin morën pjesë edhe shokët e tij të skuadrës që e kishin “idhull”! 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll