Sport

Nëna e Maguire dhe kritikat për të birin: “Të turpshme, krejtësisht të papranueshme”

Zoe Maguire nuk i toleron komentet që ka marrë djali i saj që luan me Manchester United

14 Shtator 2023, 20:58 Nga DOSJA

ANGLI - Nëna e Harry Maguire, Zoe Maguire, ka bërë kritika të ashpra në Instagram ndaj atyre që bëjnë komente negative për djalin e saj. Qendërmbrojtësi i Mançester Junajtid, duhet theksuar, ka shënuar autogol në duelin mes Anglisë dhe Skocisë të shtunën e kaluar (3-1).

“Si nënë, duke parë nivelin e komenteve negative dhe abusive, që djali im po merr nga disa fansa, ekspertë dhe media, është e turpshme dhe totalisht e papranueshme në çdo situatë të jetës, e lëre më kur vjen nga dikush për të cilin mundohen maksimalisht klubi dhe vendi”,- ka nisur ajo duke shkruar në rrjetin social.

Më tej ajo ka vazhduar: “Isha në stol si gjithmonë dhe kjo që po krijohet për asgjë, është e papranueshme. E kuptoj që në botën e futbollit ka nivele të larta dhe më të ulëtat, por ajo që mori Harry ishte shumë përtej futbollit. Për mua, nuk është e pranueshme ta shoh atë që po kalon."

Nëna e Maguire dhe kritikat për të birin: “Të

Nëna e anglezit tha gjithashtu se ajo nuk dëshiron që askush të bëjë atë që bëri dhe po kalon djali i saj: “Do të urreja të shihja prindër apo lojtarë të tjerë të kalojnë këtë situatë në të ardhmen, veçanërisht djem dhe vajza të reja që po ngjitin shkallët e karrierës. Maguire ka një zemër të madhe dhe është një gjë e mirë që ai është i fortë mendërisht dhe mund ta përballojë këtë, sepse të tjerët mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk do t'ia dëshiroja askujt këtë lloj abuzimi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll