Sport

VIDEO / Tirana i shkakton humbjen e parë Skëndërbeut, merr kreun!

Tirana do të luajë javën e ardhshme me Kukësin në transfertë, ndërkohë që Skënderbeu, në anën tjetër, do të vizitojë Durrësin për t’u ndeshur me Teutën.

14 Shtator 2023, 17:45 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana i shkakton humbjen e parë Skëndërbeut, merr kreun!

TIRANE - Tirana fitoi me përmbysje në përballjen e javës së tretë të Superiores 3-1 ndaj Skënderbeut. Bardehblutë morën fitoren e dytë këtë edicion dhe ngjiten në vendin e parë të Superiores në kuotën e 7 pikëve.


Ndonëse korçarët shënuan të parët me Nikajn, Tirana ia doli që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Kainas, i cili pak pa u mbyllur pjesa e parë vendosi ekuilibrin.


Në pjesën e dytë ai që ktheu rezultatin ishte 19-vjeçari Klevi Qefalija. 11 minuta pasi u aktivizua, mesfushori bardheblu arriti që të shënonte të dytin për Tiranën.


Por nuk u mbyll me kaq. Në minutën e tetë shtesë Florent Hasani sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.


Skënderbeu pëson humbjen e parë në këtë edicion, teksa ndalet pas dy fitoresh radhazi, por mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit me 6 pikë. Pavarësisht kësaj humbjeje, juglindorët treguan edhe ndaj bardhebluve se kanë potencial për të bërë mirë. Tirana do të luajë javën e ardhshme me Kukësin në transfertë, ndërkohë që Skënderbeu, në anën tjetër, do të vizitojë Durrësin për t’u ndeshur me Teutën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll