Bota

18 miliardë dollarë fitim në vit/ Ky është kinezi më i kërkuar në Azi, ‘mbreti’ i drogës i njohur në të gjithë b

22 Tetor 2019, 07:58 Nga DOSJA
18 miliardë dollarë fitim në vit/ Ky është kinezi

Kinë- Njihet nga të gjithë si “El Chapo” i Azisë. Ky është 55-vjeçari  Tse Chi Lop, bosi më i madh i drogës që shpërndahet në atë kontinent dhe më gjerë.

Ai ka lindur në  Guandong, në jugun e Kinës dhe që në moshë të re u bë pjesë e organizatave kriminale.  Në 1988 arrin të emigrojë në Kanada, duke marrë edhe nënshtetësinë. Edhe pse bëri 9 vite burg në këtë shtet ai ngriti në Azi perandorinë e drogës.

Po kështu 55-vjeçari njihet  si mbreti i metanfetaminës, që thuhet se prodhohet me ritme industriale në pyjet e pakalueshme të Myanmarit, dhe nga aty shkon kudo në Azi, veçanërisht në Japoni dhe Australi. Nga kjo ai fiton 8 deri në 18 miliardë dollarë në vit. Edhe pse njihet nga të gjithë si kryemafizoi, biznesi i tij duket se po shkon për së mbari.

Nuk mungon jeta e tij luksoze edhe pse është një nga njerëzit më të kërkuar në Azi.

Burimi: Sky News

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kinezi më i kërkuar në azi tse chi lop kinezi më i kërkuar në azi tse chi lop

Sondazh

Poll