Bota

“Zgjat armëpushimin në verilindje të Sirisë”, Trump kundërshton thirrjen e Macron: Do rinis operacionin ushtarak!

22 Tetor 2019, 09:00 Nga DOSJA
“Zgjat armëpushimin në verilindje të Sirisë”,

TURQI- Presidenti turk, Erdogan ka kundërshtuar thirrjen e Macron për të zgjatur armëpushimin në veri të Sirisë. Kërcënon se do rinisë operacionin ushtarak në siri, nëse tërheqja e Kurdëve nuk përfundon.

Deri tani janë pastruar nga terroristët 1200 m2 territor, janë marrë në kontroll 160 vendbanime. Do rinis operacionin ushtarak në Siri nëse tërheqja e kurdëve nuk përfundon. Sot do të flas me homologun rus, Putin për tërheqjen e kurdëve“, është shprehur Erdogan.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti francez, Emmnuel Macron i bëri me dije homologut të tij rus që Franca dëshiron të shohë një zgjatje të armëpushimit në verilindje të Sirisë nga ana e Turqisë. “Presidenti nënvizoi rëndësinë e zgjatjes së armëpushimit aktual dhe përfundimit të krizës me mjete diplomatike”, tha presidenca franceze në një njoftim pas përfundimit të telefonatës mes dy liderëve më 21 tetor, shkruan CNN. Ankaraja ka paralajmëruar se do të rinisë sulmet e saj kundër forcave kurde të mbetura në “zonën e sigurtë” pas afatit të armëpushimit më 22 tetor. Këto bisedime mes Macron dhe Putin erdhën përpara një takimi midis liderit rus dhe atij atij turk Rexhep Taip Erdogan më 22 tetor.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rexhep taip erdogan sulmet ne siri rexhep taip erdogan sulmet ne siri

Sondazh

Poll