Art&Argëtim

Nga foltorja e Parlamentit në pistën e kërcimit/ Deputeti Saimir Korreshi konkurrent në 'Dancing With The Stars', zbulohet partnerja e tij (VIDEO)

Jashtë zyrës së punës e foltores së Parlamentin ku jemi mësuar ta shohim, deputeti demokrat do të shfaqet në një pistë kërcimi.

13 Shtator 2023, 20:11 Nga a.l
Nga foltorja e Parlamentit në pistën e kërcimit/ Deputeti Saimir
Saimir Korreshi

TIRANË- Për pak muaj deputeti demokrat Saimir Korreshi do të duhet të shkëputet paksa nga politika, pasi së shpejti do ta shohim në ekranin e Top Channel në një format tërësisht ndryshe.

Jashtë zyrës së punës e foltores së Parlamentin ku jemi mësuar ta shohim, deputeti demokrat do të shfaqet në një pistë kërcimi. Ashtu sikurse vetë ka njoftuar, ai do të jetë një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”.

Gjatë kësaj eksperience, partnerja e tij e kërcimit do të jetë Livia. Livia është balerinë profesioniste dhe punon në teatër si balerinë e parë. Para disa ditësh, në një intervistë për “Shqipëria Live”, deputeti i njohur për batutat dhe ironinë e tij në parlament, njoftoi se i ka thënë “Po” ftesës për të garuar krah konkurrentëve të tjerë, në pistën e kërcimit. Spektakli “Dancing ëith The Stars Albania” nis së shpejti në Top Channel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

saimir korreshi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Shtator 2023, 15:34 r.ll

Taylor Swift bën histori në MTV VMA

Taylor Swift SHBA- Taylor Swift ka bërë histori duke fituar 9 çmime mbrëmë në MTV Video Music Awards 2023. Këngë...