Art&Argëtim

Taylor Swift bën histori në MTV VMA

Këngëtarja fitoi: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”. Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”.

13 Shtator 2023, 15:34 Nga r.ll
Taylor Swift bën histori në MTV VMA
Taylor Swift

SHBA- Taylor Swift ka bërë histori duke fituar 9 çmime mbrëmë në MTV Video Music Awards 2023.

Këngëtarja fitoi: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”.

Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”.

Me nëntë çmimet e fituara ajo iu afruar thyerjes së rekordit të mbajtur nga Peter Gabriel, i cili fitoi 10 çmime në 1987. Tani Taylor numëron plot 23 çmime VMA në karrierën e saj, duke u bërë artistja e dytë më e dekoruar në historinë e VMA-ve, pas Beyonce, e cila ka 30.

taylor swift mtv video music awards 2023

Sondazh

Poll