Art&Argëtim

Ariana Grande përlotet teksa zbulon ndërhyrjet estetike në fytyrë

shpjegoi se të jesh i ekspozuar në një moshë të re dhe veçanërisht kur njerëzit kanë, si p.sh., gjëra për të thënë për pamjen tënde është vërtet e vështirë të dish se çfarë ia vlen të dëgjosh dhe jo.

13 Shtator 2023, 13:44 Nga f.i
Ariana Grande përlotet teksa zbulon ndërhyrjet estetike në
Ariana Grande

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande është prekur teksa pranoi për fansat ndërhyrjet plastike në fytyrën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

Grande është shfaqur në rubrikën “Beauty Secrets” nga “Vogue” për të ndarë truket e saj të bukurisë, por edhe përjetime personale. Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet e saj estetike dhe raportin me të bukurën, teksa shihet e përlotur.

“Marrëdhëniet tona me bukurinë janë shumë personale. Ne jemi këtu dhe po flasim për sekrete  bukurie. A nuk është sekreti që të gjithë duam të ndihemi sa më mirë dhe të na duan?. Transparencë e plotë nga një njeri në botën e bukurisë, teksa bëj buzët, kam bërë shumë ‘filler’ në buzë. Dhe Botox. Ndalova në 2018 sepse më dukej vetja e tepruar. Doja të fshihesha. Nuk prisja të prekesha”.-u përlot Ariana.

Më pas ajo shpjegoi se të jesh i ekspozuar në një moshë të re dhe veçanërisht kur njerëzit kanë, si p.sh., gjëra për të thënë për pamjen tënde është vërtet e vështirë të dish se çfarë ia vlen të dëgjosh dhe jo.

 

ariana grande

Sondazh

Poll