Art&Argëtim

U vodh 3 vite më parë nga muzeu, piktura e famshme e Vincent van Gogh rikthehet në nje qese supermarketi

Detektivi holandez i krimit të artit Arthur Brand, i cili ka kaluar dekada duke gjurmuar disa nga kryeveprat më të mëdha në botë, njoftoi të martën se kishte gjetur kryeveprën e vjedhur.

13 Shtator 2023, 10:17 Nga r.ll
U vodh 3 vite më parë nga muzeu, piktura e famshme e Vincent van Gogh
foto ilustruese

LONDËR- Një detektiv holandez i arti ka ndihmuar në gjetjen e një pikture të zhdukur të Vincent van Gogh që u vodh nga Muzeu Singer Laren, në Amsterdami, në mars 2020.

"Kopshti i Familjes në Nuenen në pranverë", i pikturuar në vitin 1884, u vodh nga muzeu i famshëm holandez në një grabitje gjatë natës kur vendi ishte nën izolim nga koronavirusi. Detektivi holandez i krimit të artit Arthur Brand, i cili ka kaluar dekada duke gjurmuar disa nga kryeveprat më të mëdha në botë, njoftoi të martën se kishte gjetur kryeveprën e vjedhur.

Në një video të postuar në Instagramin e Brand-it, detektivi shihet teksa shpalos veprën e lakmuar të artit. "Ja ku është! Kopshti Pranveror nga Vincent van Gogh, i cili u vodh tre vjet e gjysmë më parë në ditëlindjen e Van Gogh nga një muze në Holandë. Ne e kemi kërkuar për më shumë se tre vjet e gjysmë," tha ai. 

Brand tha se ishte në gjendje të rimerrte veprën e famshme të artit në "bashkëpunim të ngushtë" me policinë holandeze, duke e konsideruar atë një "ditë të shkëlqyer për të gjithë fansat e Van Gogh në mbarë botën". Piktura me vlerë rreth 3.2 milionë deri në 6.4 milionë dollarë iu dorëzua Brandit nga një burrë i paidentifikuar me një çantë blu Ikea në shtëpinë e tij në Amsterdam, tha ai. "Më në fund, është këtu, është kthyer," tha Brand, duke njoftuar se do t'ia kthejë sot drejtorit të Muzeut Singer Laren.

vincent van gogh pikture e vjedhur

Sondazh

Poll