Aktualitet

Aksident në Maliq, Audi del nga rruga, plagosen 3 persona

Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

13 Shtator 2023, 16:59 Nga I.A
Aksident në Maliq, Audi del nga rruga, plagosen 3 persona
Foto Ilustruese

MALIQ- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë tip 'Audi' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip "Audi", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll