Aktualitet

Ndezi zjarr për të djegur barishtet dhe dogji parcelën me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore.

13 Shtator 2023, 15:15 Nga I.A
Ndezi zjarr për të djegur barishtet dhe dogji parcelën me ullinj,
Zjarr

ELBASAN- Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se 51-vjeçari ditën e djeshme ka ndezur një vatër zjarrit në tokën e tij për djegien e barishteve, por flakët u përhapën. Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Ndezi zjarr për djegien e barishteve, në tokën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe me pemë frutore, Policia identifikon dhe vë në pranga 51-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, ditën e djeshme, sapo janë njoftuar për një vatër zjarri, në lagjen "5 Maji", kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë nisur verifikimet për rastin. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi A. B. dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barishteve, në pronën që e kishte në ruajtje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me pemë frutore. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

zjarr ne elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll