Aktualitet

Plagosi me thikë kushuririn e tij, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

31-vjeçari i plagosur ëshët dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

13 Shtator 2023, 15:47 Nga I.A
Plagosi me thikë kushuririn e tij, arrestohet 49-vjeçari në
Policia

TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për plagosje. Mësohet se 49-vjeçari gjatë një konflikti me motive të dobëta ka plagosur kushuririn e tij me thikë. 31-vjeçari i plagosur ëshët dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Plagosi me mjet prerës (thikë), kushëririn e tij, gjatë konfliktit për motive të dobëta mes tyre, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Tish Daija", kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". 49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll